Njomza Emini dekorohet nga Franca me titullin “Kalorëse e Legjionit të Nderit”
01 tetor 2018
| 17:45
Ish-deputetja e LDK-së, Njomza Emini, është dekoruar nga shteti i Francës me titullin “Kalorëse e Legjionit të Nderit”.
Kryetares së Komitetit Paraolompik të Kosovës, ky titull i jepet për motivacion për angazhimet dhe aktivitetet e saj të dalluara politike dhe shoqërore dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.
Ceremonia zyrtare do të mbahet nesër në rezidencën e Francës në Prishtinë nga ora 17:00.