NJSI dhe NJSO po ruajnë Ujmanin, a është i sigurt sa po thuhet?

11 gusht 2024 | 21:53

NJSI dhe NJSO janë njësitë që muajin e fundit po e ruajnë Liqenin e Ujmanit. Ndonëse këto njësi janë për ndërhyrje anti terroriste e shpërndarje të masave, nga anëtarë të partisë në pushtet, prezenca e tyre atje po konsiderohet normale. Por, të kundërtën e thonë njohës të sigurisë, sipas të cilëve kjo dëshmon se gjendja në Ujman nuk është e sigurt siç po proklamohet.

Liqeni i Ujmanit ndonëse mjaftë problematik për nga situatat e krijuara atje për vite të tëra, këtë verë u shndërrua në atraksion turistik për kosovarët.

Kësaj i kontribuoi sidomos fushata në rrjete sociale e deputetëve e aktivistëve të partisë në pushtet për vizita atje e që pavarësisht se kishte prezencë të Policisë, situata kulmoi me hedhje të granatave në afërsi të liqenit.

E që nga ajo periudhë, Dukagjini ka marr vesh që tashmë për Ujmanin, veçanërisht për tashmë ish-villën e Milan Radojciq po kujdesen dhe po e ruajnë njësitet më elitare të Policisë së Kosovës – ajo intervenuese që është antiterroriste e operative, që vepron kundrejt masave.

Kjo nuk është mohuar nga Zyra për media e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform mandatit të saj ligjor e kushtetues, me njësitet e saja policore ofron siguri si dhe kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet nga Policia e Kosovës.

Njohësit e sigurisë vlerësojnë se proklamimi se Liqeni i Ujmanit është 100% i sigurt, ka qenë dhe është gabim.

“Tendenca për të krijuar një situatë që nuk i ngjason normalitetit është rreziku më potencial që mund t’i kanosen qytetarëve të cilët lëvizin për të bërë ekzebicione të caktuara të dëshirave të tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm sepse e dimë që ka akoma mbetje të strukturave kriminale,”  deklaroi Drizan Shala, njohës i sigurisë.

Por, deputeti i shumicës në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje këtu nuk po sheh asgjë të jashtëzakonshme.

“Patrullimi i tyre është krejt normal se Ujmani është infrastrukturë kritike, është një asset mjaftë I cmueshem i Rep. të Kosovës dhe hynë në domenin e infrastukturës kritike prandaj siguria është mbi të gjitha dhe pjestarët e PK-së janë të thirrur që të kujdesën edhe për objektet por edhe për qytetarët që e frekuentojnë apo kalojnë andej,” tha Enver Dugolli nga Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje.

Njësia Speciale Intervenuese e njohur si FIT është njësi që ndërhynë në rastet me rrezikshmëri të lartë dhe ekstreme, kryesisht aksione anti-terroriste.

Në ndërkohë, Njësia Speciale Operative apo ROSU ndërhynë në raste të shpërndarjes së masave, protestave tensionuese e konfrontime me grupacione të rrezikshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat ukrainase kanë avancuar deri në 30 km brenda Rusisë,…