NJSI proteston të shtunën – Mehmetaj: Kërkesat e tyre janë më pak se tri rroga të Gani Jakupit

08 dhjetor 2023 | 23:45

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehemtaj ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Njësia Speciale Intervenuese.

Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kërkesa NjSI-së është që t’u dalin shtesat në 50% të rrogës, qe diku i bie 300 euro shtesa.

Mehmetaj shtesat e NjSI-së i ka krahasuar me rrogën e Gani Jakupit, ku ka thënë se kërkesat e NjSI-së janë më pak se tri rroga të Gani Jakupit.

Postimi i plotë i Mehmetajt:

NjSI vs. Gani Jakupi

Njesia Speciale Intervenuese i ka 70 pjestare. Kerkesa e tyre eshte qe t’u dalin shtesa ne 50 per qind te rroges baze qe i bie diku 300 euro shtesa.

Nese 70 e shumezoni per 300 i bie 21 mije euro.

Gani Jakupi e ka rrogen 7 mije e 500 euro.

Nese 7 mije e 500 e shumezoni per 2.8 i bie fiks 21 mije euro.

Pra kerkesat e NjSI-se jane me pak se tri rroga te Gani Jakupit.

Tash, kushdo me dy fije mend mundet me llogarite vete a s’ka pare Qeveria a s’po don me ua plotesu kete kerkese.

Kur t’iu del qe s’po don eshte mire me be edhe nje pyetje: Pse s’po don?

Pse Njesise Speciale qe ta shpeton shtetin nga paramilitaret serbe nuk po don a Gani Jugosllavit po?

T’thjeshta jane gjanat, krejtesisht te thjeshta.

Neser NjSI proteston para qeverise ne oren 12:00. Kish qene mire me dal qaty afer e me iu tregu qe jemi ne mbeshtetje te kerkesave te tyre.

Nese ata e rrezikojne jeten per ne ne Veri, eshte mire me rreziku nje 30 minutesh ne shesh edhe na.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë…