Nju-Jork, 777 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit
10 prill 2020
| 21:55
Shteti i Nju Jorkut raportoi sot 777 vdekje të reja, vetëm pak më pak se një ditë më parë, duke arritur një total mbi 7 800, sipas “The Guardian”.
Pavarësisht numrit ende të lartë të vdekjeve, guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo tha se shtrimet në spital po ngadalësohen dhe numri i personave në kujdes intensiv ka rënë. “Në mënyrë intelektuale e kuptoj pse po ndodh, por kjo nuk e bën më pak të lehtë pranimin”, tha ai duke i’u referuar numrit të vdekjeve.
Në ShBA, numri i vdekjeve u rrit në 16 700, me afro gjysmën e tyre në shtetin e Nju Jorkut.