Nju Jork: Gruaja shtyn një grua tjetër drejt trenit që po lëvizte (Video)
Policia e Nju Jorkut ka publikuar disa pamje ku një grua shihet duke u ngritur nga një ulëse dhe duke shtyrë një grua tjetër drejt trenit në lëvizje.
Siç raporton “Fox News”, e dyshuara është përshkruar nga policia si një grua në të tridhjetat.
Pamja e gruas tjetër nuk shihet në video, por raportohet se ajo është një 42-vjeçare.
Sipas policisë, gruaja nuk ka rënë mbi binarë, por forca e shtyrjes nga personi tjetër e ka përplasur për treni dhe më pas është kthyer përsëri në platformë.
Ajo është dërguar në spital me lëndime në fytyrë. Policia ka thënë se lëndimet janë serioze, por jo që e rrezikojnë jetën e gruas.
Hetuesit i kanë marrë në pyetje dëshmitarët, por e dyshuara e paidentifikuar nuk është gjetur deri të hënën.
Autoritetet kanë publikuar një numër telefoni ku qytetarët mund të ofrojnë të dhëna në lidhje me këtë rast, nëse kanë.