Nju Jorku bëhet i frikshëm, “zhduken” njerëzit (FOTO)
16 mars 2020
| 10:15
Janë shumë të pakta shtetet që kanë mbetur pa u prekur nga koronavirusi në botë. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar 69 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 3 774 infeksione, ndërkohë që në Nju Jork janë regjistruar 5 viktima.
Kjo ka detyruar autoritetet dhe konkretisht kryebashkiakun Bill de Blasio të marrë masa drastike. Ai ka urdhëruar mbyllje të të gjitha bareve, restoranteve, kinemave, teatrove, madje ndalim të qarkullimit.