Nju Jorku, Los Anxhelosi, Las Vegasi mbyllin edhe marketet

16 mars 2020 | 09:19

Kryetari i Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit kanë njoftuar se nga sot do t’i mbyllin të gjithë shkollat, restorantet, çerdhet, baret dhe hapësirat publike, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit, shkruan BBC.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill De Blasio, ka vendosur t’i vë këto masa pasi ky qytet po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës, duke pranuar se duhet t’i kundërpërgjigjet situatës me mentalitetin luftarak, transmeton Telegrafi.

Çfarëdo restoranti, bari apo kafiteri që shet ushqim duhet të pajiset me leje speciale, kurse qytetarët duhet të presin ta marrin ushqimin para lokalit.

Në anën tjetër, kryetari i Los Anxhelosit, Eric Garseti, thotë se ka hyrë në fuqi masa parandaluese e cila do të jetë e vlefshme deri më 31 mars. Në Las Vegas, resorti MGM ka marrë vendim t’i mbyllë kazinotë dhe hotelet.

Marketet në Disney si dhe parqet argëtuese në tërë ShBA-në do të jenë të mbyllura nga 17 marsi, ka njoftuar kompania që i menaxhon, duke pranuar që hoteli “Walt Disney” si dhe resorti “Diseny” do të jenë të mbyllura deri më 20 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se…