Njukasëlli vendos rekord të ri në Premierë Ligë

22 janar 2023 | 09:29

Në ndeshjen e fundit, të xhiros së 20-të të Ligës Premier, Kristal Pallasi dhe Njukasëll u ndalën në barazim pa gola. Për herë të dytë këtë javë në “Selhurst Park”, Kristal Pallasi arriti të barazojë ndaj një ekipi nga kreu i tabelës, pasi më parë barazoi me Man. Sitin. Ky barazim bëri që Njukasëll të luajë ndeshjen e 15-të radhazi në kampionat pa humbje, që është një rekord i ri i klubit.

Njukasëll është i treti tani dhe ka 39 pikë, aq sa i katërti Man. Junajted, ndërsa ka tre pikë më pak se Man Siti. Ndërkohë është tetë pikë larg krysuesit aktual, ekipit të Arsenalit.

Forma e mirë e Njuksaëllit që tani ka 39 pikë dhe kërkon rrugën për në Ligën e Kampionëve, gjë që se ka arritur tash e sa vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operatorët e dronëve që operojnë pranë ushtrisë ukrainase, kanë marrë…