NLB Banka dhuron printer për shkolla të Komunës së Drenasit
07 mars 2021
| 10:17
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka, së bashku me udhëheqësin e “NLB Banka” në Drenas, Shemsi Kadriu, kanë shpërndarë printerë në shkollat e Komunës së Drenasit, ku NLB ka dhënë donacion gjashtë printerë/skanerë për gjashtë shkolla.
Me këtë rast, drejtori Gjoka ka falënderuar Shemsi Kadriu, udhëheqësin e “NLB Banka” në Drenas, për dhurimin e këtyre pajisjeve teknologjike të cilat do t’i ndihmojnë shkollat për kryerjen e shërbimeve më cilësore.