Nobeli për Ekonomi u jepet tre ekonomistëve
Tre ekonomistë e fituan të hënën Çmimin Nobel për Ekonomi për “studimet se si institucionet formohet dhe e prekin mirëqenien”.
Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson do ta ndajnë mes vete çmimin prestigjioz prej 11 milionë kronash suedeze (1 milion dollarë), raporton televizioni CNN.
Komiteti i Nobelit e çmoi treshen e ekonomistëve për shpjegimin e tyre se pse “shoqëritë me sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që e shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje ose ndryshim për të mirë”.
“Kur evropianët kolonizuan pjesë të mëdha të globit, institucionet në ato shoqëri ndryshuan” – tha Komiteti i Nobelit, duke e cituar punën e tre ekonomistëve. Përderisa në shumë vende kjo ishte bërë me qëllim të shfrytëzimit të popullsisë indogjene, në vende të tjera ajo i vuri themelet për sisteme politike e ekonomike gjithëpërfshirëse.
“Laureatët kanë treguar se një shfrytëzim për dallime në mirëqenien e shteteve janë institucionet shoqërore që ishin nisur gjatë kolonizimit” – shtoi Komiteti i Nobelit.
Shtetet që zhvilluan “institucione gjithëpërfshirëse” me kalimin e kohës janë bërë me mirëqenie, ndërsa ato që zhvilluan “institucione nxjerrëse” kanë përjetuar vazhdimisht rritje të ulët ekonomike.