Noizy nuk ekstradohet në Kosovë, lirohet nga paraburgimi, por jo edhe DJ-i i tij
17 gusht 2024
| 09:55
Reperi i njohur shqiptar, Noizy është liruar nga paraburgimi në Durrës, vendim i marrë nga gjykata e këtij qyteti. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.
Megjithatë, shoku i artistit, DJ Crax nuk është liruar ende. Kështu ka njoftuar Stresi përmes një fotografie të postuar në Instagram.
“I lumtur për ty Zin. Ndërsa Crax për arsye se është shtetas i Ksoovës nuk u lirua sepse vendos Gjykata Themelore e Pejës”, ka shkruar reperi.