Noizy paralajmëron albumin e ri: Do të jetë i çmendur
01 mars 2021
| 13:53
Noizy është një ndër reperët më të përfolur dhe të suksesshëm të momentit.
Ai është mjaft aktiv me prurjet reja në muzikë dhe çdo këngë e tij kthehet shumë shpejt në një hit.
Reperi ka njoftuar në rrjetet sociale se shumë shpejt do publikojë albumin e tij të ri dhe duket se do jetë diçka madhështore.
“Albumi i ri do të jetë i çmendur”, ka shkruar Noizy ku ka bërë kuriozë të gjithë fansat e tij.
Para disa kohësh ai publikoi këngën e tij ‘1 herë e mirë’ e cila pati një sukses mjaft të madh dhe u komentua gjatë, pasi reperi i bën “diss” kolegëve të tij dhe liston fakte.