Nokauti i Daleyt ndaj Awadit (video)

27 tetor 2019 | 17:18

Paul Daley tregoi edhe një herë pse konsiderohet ndër sportistët më të fortë të MMA-së. 36 vjeçari zhvilloi sfidën e tij të radhës, ku dhuroi një nokaut spektakolar ndaj kundërshtarit të tij, Saad Awad.

Vetëm dy raunde qëndroi në ring Awad, i cili pësoi një goditje të fortë në kokë duke rënë me nokaut. Menjëherë sapo ra në parket, anglezi vrapoi drejt kundërshtarit, duke e goditur në formë çekiçi. Për të ndaluar një nokaut akoma dhe më të fortë, ndërhyri arbitri, i cili i dha fitoren Daley.

Kjo ishte fitorja e 41-të e tij si profesionist në artet marciale të përziera, ndërsa vjen pas dy humbjeve radhazi, ndaj Michael ‘Venom’ Page dhe Jon Fitch.

https://twitter.com/i/status/1188388094506160128

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa…