“Nokia” nxjerr në treg telefonin me 5 kamera
2019-a është viti i smartfonëve me 3 kamera në pjesën e pasme duke nisur me “Galaxy S10” dhe “Huawei P20 Pro”.
Të dy smartfonët e prezantuar pak ditë më parë kanë tre kamera në pjesën e pasme, duke e rritur ndjeshëm cilësinë e fotografive.
Por “Nokia” ka menduar të rikthehet fuqishëm në treg, duke konkurruar jo me 3 por me plot 5 kamera.
“HMD Global” kompania që tashmë posedon “Nokia”, ka prezantuar modelin e ri Nokia 9 PureView, një telefon i shtrenjtë por elegant që premton të shkrepë fotografi mahnitëse.
Sensorët e pesë kamerave punojnë si një duke kombinuar imazhet nga 2 prej kamerave me ngjyrë 12 megapixel dhe 3 të tjerat po 12 megapixel, por monokrome të cilat premtojnë t’i japin qartësi dhe mprehtësi fotografisë. Smartfoni është në shitje për 699 dollarë.