Nol Nushi emërohet shef i Kabinetit të kryetarit të Kamenicës

17 maj 2018 | 20:15

Nol Nushi është emëruar shef i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Nushi është edhe asambleist në Komunën e Prishtinës nga Partia Socialdemokrate.

Në një përgjigje për “Koha.net”, Nushi tha se do të vazhdoj të mbaj edhe postin e asambleistit në Prishtinë.

“Mandatin e asambleistit në Prishtinë e kam nga qytetarët dhe përderisa të kem energji, do ta kryej me vullnet”, ka thënë Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mirëpritur miratimin…