Nol Nushi: Me i pasë pyet mërgimtarët, kishin thënë e paguajmë vetë polisën
23 qershor 2021
| 20:42
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti sipas të cilit qeveria do të paguajë polisën e sigurimit për mërgimtarët që vijnë në Kosovë.
Nushi në Pressing të T7 ka thënë se mërgimtarët do të parapëlqenin ta kryenin vetë këtë pagesë sesa të paguhet me taksat e qytetarëve kosovarë.
“Me i pasë pyet mërgimtarët, shteti secilin vec e vec a dëshironi me e pagu vetë polisën, apo shteti kishin thënë e paguajmë vetë polisën. Ata vijnë për qef këtu dhe kanë një standard të jetës më të mirë sesa qytetarët e Kosovës”, ka thënë Nushi.
Qeveria Kurti dje ka marr vendim që të paguajë polisën e sigurimit për mërgimtarët që vijnë në Kosovë nga data 1 korrik 2021 deri në fund të vitit.