Nominohen kandidatët për deputet të LDK-së në Lipjan

03 dhjetor 2024 | 21:25

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Lipjan ka nominuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Emrat janë bërë të ditur nga kryetari i kësaj dege, Imri Ahmeti, i cili është njëherësh edhe kryetar i komunës së Lipjanit.

Ahmeti ka bërë të ditur se Anila Reçica, Ardian Olluri, Rasim Hasani dhe Shkelzen Hajdini do të jenë të nominuar për deputetë nga radhët e LDK’së në Lipjan.

“E para, unë zgjedh dritën në errësirë, shpresën në dëshprim, betejën jo komoditetin. Unë zgjedh të mos dorëzohem e të luftoj, në mënyrë që ky vend ta sjell ndryshimin. Unë jam kandidat për deputet, jo për ta lënë Lipjanit, por për të mobilizu masën dhe për të arritur suksese”, tha Ahmeti para anëtarëve të LDK’së në Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka dërguar një notë verbale dhe një non-paper në…