‘Non-Papers’, Varhelyi: Këto lajme nuk janë të vërteta

05 maj 2021 | 11:29

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që pati në Rinas, me kryeministrin Edi Rama është pyetur nga gazetari i “Top Channel”, Muhamet Veliu për “Non-Papers”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Varhelyi ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Është si një stinë ku ne po shohim që kanë lulëzuar dokumente të tilla. Është interesante kur dëgjojmë këto lajme, edhe pse jemi të bindur që nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do ishim të shqetësuar, sepse ripërcaktimi i kufijve e dimë të gjithë se ku na çon. Kush është serioz nuk do ta vinte një gjë të tillë për të diskutuar dhe aq më tepër në këtë rajon ku jemi”, ka deklaruar Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka raportuar para Komisionit Parlamentar…