Nora, e artë në Izrael
26 prill 2018
| 18:43
Kosova e arrin edhe një sukses të madh në sportin e xhudos, pasi Nora Gjakova është shpallur kampione e Evropës në Tel Aviv të Izraelit.
Këtë sukses ajo e arriti, pasi në finale e mposhti gjermanen Theresa Stoll me ippon. Më herët Kosova e fitoi edhe medaljen e argjendtë me Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)