
Nora e artë në Tunizi
19 janar 2018
| 18:19
Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix që po mbahet në Tunizi.
Gjakova në finale e mposhti garuesen jugkoreane, Youjeong Kwon. Nora Gjakova në rrethin e parë e mposhti garuesen turke Nazlican Ozerler, kurse për të kualifikuar në gjysmëfinale e mposhti Miryam Roperin.
Ndërsa për tu kualifikuar në finale Gjakova e mposhti në gjysmëfinale garuesen nga Hong Kongu, dhe në finale e mposhti Youjeong Kwon.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)