Nora e kalon lehtësisht raundin e parë
04 gusht 2023
| 11:49
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Mastersin e Budapestit.
Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në raundin e parë ndaj xhudistes italiane, Thauani David Capanni Dias. Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Gneto/Odelin Garcia.
Sot gjithashtu garon edhe Distria Krasniqi që është e kualifikuar direkt në rrethin e dytë.