Nora e pafat në çerekfinale, vazhdon garën për medaljen e bronztë
27 gusht 2019
| 12:00
Nora Gjakova ka shënuar dy fitore ndërsa pësoi humbje në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Nora u mposht nga bullgarja Ivelina Ilieva me shënim të artë, kategoria -57 kg. Fitore shënoi ndaj Ling Chen Lien të Taipeit dhe Justine Bishop të Zelandës së Re.
Gjakova vazhdon garën në repesazh për medaljen e bronztë. Kundërshtarja e radhës është francezja, Sarah Cysique. Vëllai i saj, Akil Gjakova, shënoi një fitore, por në luftën e dytë u mposhtë nga Behruzi Khojazoda i Taxhikistanit, kurse mposhti Igor Wandtken e Gjermanisë.