Nora Gjakova dhe Loriana Kuka mungojnë në Kampionatin Evropian të Xhudos

26 prill 2022 | 17:26

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në Kampionatin Evropian për seniorë që mbahet nga data 29 prill deri më 1 maj në Sofje të Bullgarisë.

Kosova vitin e kaluar kishte përfunduar në vendin e parë në tabelë nga 45 shtete, me 2 medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova dhe 1 të bronztë nga Nora Gjakova.

Xhudistët nga Kosova tashmë kanë krijuar një precedan të arritjes së sukseseve në gara ndërkombëtare, por në këtë kampionat do të mungojnë dy xhudistet Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Lajmin për “KosovaPress” e ka konfirmuar trajneri Driton Kuka i cili ka thënë se dy xhudistet janë duke u rikuperuar nga lëndimet.

“Të enjten do të hidhet shorti. Ne do të paraqitemi me katë xhudistë në këtë kampionat. Kësaj radhe do të mungojnë Nora Gjakova dhe Loriana Kuka sepse po vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet që i kanë”, ka thënë Kuka. Si rrjedhojë, këtë vit në Kampionatin Evropian për Seniorë nga Kosova do të marrin pjesë Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në…