Nora Gjakova e argjendtë në Abu Dhabi
21 tetor 2022
| 17:34
Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova është ndalur në finale, pasi ka humbur nga koreania Mim Huh
Pejania ka arritur t’ia sigurojë Kosovës medaljen e argjendtë në Abu Dhabi, në kategorinë -57 kilogramë.
Në raudin e parë ajo ka mposhtur koreanen Shin Yuna për të kaluar më pas në raundin tjetër ku triumfoi ndaj holandezes Pleuni Conrelisse.
Në raudin tjetër, Gjakova ka arritur të fitojë ndaj serbes Maria Perisic.
Kurse drejt finales të Grand Slamit të xhudos pejania ka arritur duke mposhtur gjeorgjianen Liparteliani.
Në finale, Nora Gjakova është mposhtur nga koreania Mim Huh, duke siguruar medaljen e argjendtë për Kosovën.