Nora Gjakova e argjendtë në Kazakistanin
16 qershor 2023
| 16:41
Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.
Kampionia olimpike e Kosovws u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique. Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, kategoria -57 kg. Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.
Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70 kg).