Nora Gjakova e bronztë në Kampionatin Evropian

03 nëntor 2023 | 19:23

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Është kjo medalja e dytë e Kosovës në Evropian, pas medaljes së argjendtë së Distria Krasniqit.

Nora mposhti gjermanen Seija Ballhaus, në garën e saj për medaljen e bronztë. Kampionia olimpike garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një…