Nora Gjakova fiton të artën në Tbilisi

26 mars 2021 | 18:00

Nora Gjakova ka treguar formë të lartë në prag të garave më të mëdha të vitit.

Xhudistja pejane të premten fitoi medaljen e artë në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë. Nora garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe në finale e mposhti xhudisten gjeorgjiane, Eteri Liparteliani. Ndaj saj fitoi me Waza-Ari.

Nora ishte bartësja e dytë, por ishte e pakonkurrencë gjatë tërë ditës. Deri në finale arriti katër fitore, të gjitha me Ippon.

Për Norën është medalja e dytë këtë vit në garat e nivelit më të lartë. Në Mastersin në Doha ishte e treta, më 11 janar. Ndërkohë të artë nuk kishte fituar që nga 23 marsi i vitit 2019. Kishte dalë e para në Grand Prix të Tbilisit. Tani gara në Tbilisi është avancuar në Grand Slam.

Forma e Norës është sinjal i mirë para Evropianit, Botërorit dhe Lojërave Olimpike. Ajo është prej adutëve të Kosovës për medalje në këto ngjarje superiore.

Në dy ditët e ardhshme për Kosovën në Tbilisi do të garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Medalje të tjera priten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet një reagimi ka shprehur…