
Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale
16 shkurt 2024
| 10:40
Xhudistja Nora Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Kampionia olimpike fitoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nikoqire, Acelya Toprak. Ishte një duel i vështirë për Gjakovën, e cila fitoi tek në “Golden Score” me një waza-ari.
Kujtojmë se nesër dhe pasnesër garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.