Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe
21 tetor 2022
| 11:36
Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.
Xhudistja nga Kosova në raundin e dytë ka triumfuar ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse me IPPON brenda pak sekondave.
Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.
Gjakova ka fituar në “Golden Score”, pasi Shin ka marrë tri ndëshkime.
Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic.