Nora Gjakova kualifikohet në finale
12 korrik 2019
| 15:19
Edhe Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Gjakova (-57 kg) mposhti në gjysmëfinale Miryam Roper të Panamasë. Në finale takohet me Rafaela Silva të Brazilit.
Në finale ndodhet edhe Distria Krasniqi (-48 kg), kurse Majlinda Kelmendi (-52 kg) lufton për medaljen e bronztë. Blloku final zhvillohet prej orës 17:00.