Nora Gjakova kualifikohet në finale të Grand Slamit

16 qershor 2023 | 12:38

Nora Gjakova është finaliste e Grand Slamit të Kazakistanit. Xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kampionia olimpike e mposhti në gjysmëfinale holandezen Julie Beurskens. E në finale do të ketë punë me francezen Sarah Leonie Cysique. Paraprakisht, Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se letonezja Anastasija Sokirjanska.

Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova. Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.

Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rudi Garcia do të jetë trajneri i Napolit për sezonin…