Nora Gjakova, një fitore larg medaljes së bronztë
23 janar 2020
| 14:10
Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione 2019, Nora Gjakova, është në rrugë të mbarë të fitojë medaljen e bronztë në turneun Grand Prix, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Nora në kategorinë -57 kg, fitoi dy luftëra ndaj Leung të Kinës dhe Kionkina të Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në repesazh mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.
Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike “Tokio 2020”.