Nora Gjakova përfundon e pesta në Jerusalem
20 dhjetor 2022
| 20:20
Nora Gjakova ka mbetur pa medalje në Mastersin e Jerusalemit në xhudo.
Xhudistja kosovare humbi nga Mimi Huh, xhudiste që vjen nga Korea e Jugut. Megjithatë, Nora tregoi paraqitje të mirë dhe tashmë po bëhet gati për vitin tjetër.
Për dallim nga Nora, kampionia olimpike, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë të martën pasdite (sot).
Distria tani është për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.