
Nora ia siguron Kosovës medaljen e tretë në Doha
11 janar 2021
| 17:14
Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë, në Mastersin në Doha të Katarit. Ajo në finale e mposhti portugezen me përvojë, Telma Monteiro.
Më herët gjatë të hënës medalje të artë fitoi Distria Krasniqi (48 kg), ndërsa të bronztë fitoi Majlinda Kelmendi (52 kg).