Nora Istrefi i “tërboi” të gjithë me veshjen e shkurtër
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është një prej femrave më të bukura dhe joshëse shqiptare. Ajo është shumë aktive në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ku poston imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Madje Nora nuk e ka aspak problem që me ndjekësit e shumtë të ndajë edhe fotografi ku shfaqet joshëse. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Istrefi ka postuar në “Instagram” disa poza ku shfaqet me një fustan në ngjyrë të verdhë, të kombinuar me një pallto lëkure me ngjyrë të zezë dhe taka të larta.
Ajo që binte në sy ishte ndryshimi në dukje i këngëtares që shihet me flokë të shkurtër dhe balluke. Në një pozë, këngëtarja shfaqet e mbështetur në një tavolinë, teksa në dorë mbanë një mollë që po e kafshon.
Nora dukej plot shkëlqim dhe elegante, ndërsa nuk munguan as komplimentet nga ana e fansave të saj.