Nora Istrefi vendos të bëhet fotografe

31 dhjetor 2020 | 01:36

Të gjithë e njohim si këngëtare, por Nora Istrefi përveç muzikës ka zbuluar se ka një tjetër pasion. Fotografinë… Përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram Nora Istrefi teksa tregon se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Dizajnit dhe Modës, këngëtarja shkruan se me të ka fjetur gjithnjë dëshira për të bërë diçka më shumë se muzikë.

Ndaj dhe ka vendosur të nisë vitin e ri me një biznes të vogël që lidhet me fotografinë.

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !
Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !
Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipin tim, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimesi

“Love Nora”, shkruan këngëtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, botuar për herë të…