Nora kualifikohet në gjysmëfinale

26 korrik 2021 | 08:06

Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo në çerekfinale mundi xhudisten sllovake, Kaja Kajzer me IPPON, duke qenë më e mirë gjatë gjithë duelit.

Ajo fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Gjakova në raundin e dytë pati punë me xhudisten nga Holanda, Sanne Verhagen, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova nuk arrin të hyjë në gjysmëfinale. Pas një…