Nora mposht xhudisten serbe, ky është reagimi i Driton Kukës
08 qershor 2021
| 18:14
Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perishiq.
Pas këtij triumfi ka reaguar trajneri Driton Kuka. “Medalja e Kampionatit Botëror po vjen në Kosovë! Nora Gjakova 57 kg, për medalje shkëlqeu kundër garueses nga Serbia, Perishiq. Kosova, mbi të gjitha”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
Nora Gjakova mposht xhudisten serbe, rrëmben medaljen e bronztë