Norbert Blüm ishte mik i madh i Kosovës

25 prill 2020 | 09:24

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit gjerman për punë sociale, Norbert Blum.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një shkrim në “Twitter” ka ngushëlluar për vdekjen e ish-ministrit gjerman, Norbert Blum.

Hoxhaj ka thënë se Blum ishte mik i madh i Kosovës dhe se shteti ynë i është gjithmonë mirënjohës.

Ai tutje ka shtuar se puna e Blumit gjithmonë do të kujtohet dhe mbështetja që ai i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë nuk do të harrohet kurrë.

“I pikëlluar nga lajmi se një mik i madh i Kosovës, ish-ministri Norbert Blüm, ndërroi jetë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe do ta kujtojmë punën dhe mbështetjen e tij në rrugën tonë drejt lirisë dhe demokracisë. Pusho në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka bërë me…