Nordlingen, qyteti gjerman që fle në 72 tonelata diamante
29 janar 2020
| 11:29
Banorët e qytetit Nordlingen në Gjermani e dinë se jetojnë me tonelata diamante, por nuk planifikojnë t’i “shembin” që të pasurohen.
Nordlingen në bavari të Gjermanisë qëndron mbi diamantet që gjenden aty qysh prej 15 milionë vjetësh, kur një asteroid goditi tokën.
Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte rreth një kilometër, pikërisht sikurse Nerdlingeni i sotëm dhe peshonte rreth 3 miliardë tonelata.
Goditja ishte aq e fortë saqë rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm që të krijohet një përzierje mes xhamave, kristaleve dhe diamanteve. Vlerësohet se rreth 72 tonelata diamante gjenden në rajonin e Nordlingeninit.