Normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje nëse të dy shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se në këtë proces duhen vendime të guximshme.
“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘tit for tat*’ që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.
Normalisation must result in recognition, if both 🇽🇰 + 🇷🇸 want to join 🇪🇺.
Too often what is labelled ‚step by step‘ turns out to be ‚tit for tat‘ that helps neither side. Courageous decisions are much needed!
This & much more I shared w/ @ShpatBlakcori in my interview for Tëvë1 pic.twitter.com/qfRtq2QLYK— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 4, 2024
*Tit për tat nënkupton që po kthen aq sa ke marrë, sidomos si hakmarrje për diçka lënduese.