Normalizohet gjendja e zjarreve në Mitrovicë
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve, të mërkurën kanë inspektuar lokacionet e përfshira ditë më parë nga zjarri në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, me ç’rast kanë konstatuar se gjendja është normalizuar, dhe se nuk ka më rrezik të përhapjes së zjarrit në këtë lokacion.
Ndërkohë ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar drejtorinë në fjalë për progresin që kanë bërë, duke thënë se kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në shumicën e zonave atje, ku pjesë e këtij intervenimi të ekipeve emergjente u janë bashkuar me vetë iniciativë edhe qytetarë të shumtë, gjegjësisht banorë të fshatit Koshtovë.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Mitrovicës, me theks të veçantë ata qytetarë të cilët gjenden në afërsi të lokacioneve ku ende vatrat e zjarreve nuk janë shuar tërësisht për vigjilencë dhe kujdes maksimal për ti evituar rreziqet dhe për të ruajtur pasuritë tona pyjore.
/Epoka e re/