Normalja jonormale në Wuhanin pas karantinës

12 prill 2020 | 08:48

Në qytetin ku koronavirusi e mori hovin e përhapjes, rifillimi i udhëtimeve nuk do t’u japë fund vështirësive, kujdesit apo ngujimit. Kina i ka dhënë fund javën e shkuar bllokimit të Wuhanit, qytet i origjinës së koronavirusit dhe simbol i fuqishëm i pandemisë që ka lënë të vdekur me dhjetëra e mijëra persona, ka tronditur ekonominë globale dhe ka përmbysur jetën e përditshme kudo në botë, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Por qyteti që është rihapur pas më shumë se dhjetë javësh është tejet i dëmtuar, është një vend ku rimëkëmbja do të konsiderohet globalisht si një mësim se si popujt duhet ta tejkalojnë dhembjen dhe fatkeqësinë e përmasave të këtilla.

Shifra të frikshme

Në Wuhan sëmundja dhe vdekja kanë prekur me qindra e mijëra persona, duke u ngulitur në koka trauma që mund të zgjasin për dekada. Bizneset, edhe ato që janë rihapur, përballen me një shteg të vështirë përpara tyre, me amullinë që, mbase, do të zgjasë. Autoritetet vazhdojnë t’i rregullojnë vajtje-ardhjet e njerëzve, duke mos e lënë të shihet në horizont drita e normalitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpresë se një vaksinë…