Norris paralajmëron rivalët: McLaren në formë që në garën e parë

06 mars 2025 | 13:27

Pas testeve të kryera javën e kaluar, te McLaren kanë besim se mund të fitojnë titullin kampion për konstruktorë edhe këtë sezon në Formula 1. Në Bahrein, makina MCL39 tregoi një ritëm shumë më të lartë se ai i konkurrentëve.

Të gjithë e konfirmojnë epërsinë e McLaren të paktën për sa i përket ritmit të garës, çka e bën makinën britanike favorite për të fituar garën e parë sezonale, atë që zhvillohet më 16 mars në Australi. Lando Norris do të dojë të hakmerret për vendin e dytë në botërorin e vitit të kaluar, kur mori mësime nga Max Verstappen pavarësisht se kishte një makinë më të mirë. “Tani po analizojmë gjithçka që morëm pas testeve për t’u siguruar që jemi gati për Melburn”, ka thënë Norris.

“Testet kanë mbaruar dhe mendoj se ishin tri ditë produktive. Provuam shumë gjëra dhe mësuam shumë. Disa gjëra shkuan mirë, disa gjëra ende kanë nevojë për përmirësim, por për këtë është testimi”, ka shtuar britaniku. Më tej, Lando Norris komentoi: “Makina funksionoi shumë mirë, gjë që është një vend i mirë për të filluar. Kemi shumë për të rishikuar përpara Melburnit, por mendoj se do të arrijmë atje në formë të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka zënë vend…