Norris: Po gaboj shumë të shtunave, në garë po argëtohem

25 prill 2025 | 12:30

Duke përjashtuar fitoren e Max Verstappen në Çmimin e Madh të Japonisë, katër nga pesë garat e para të këtij botërori të Formula 1 kanë parë një pilot të McLaren të qëndrojë në shkallën e parë të podiumit. Në tre raste (Kinë, Bahrein dhe Arabi Saudite) ka fituar lideri aktual i botërorit, Oscar Piastri. Ndërkohë që, kampionati u hap me fitoren e Lando Norris (Australi). Britaniku tani ka 10 pikë disavantazh ndaj shokut të tij të skuadrës.

“Mendoj se jam mjaft i kënaqur me garat e mia. Ato kanë qenë mjaft pozitive. Në të gjitha garat, ritmi ka qenë i mirë dhe ndihem më i miri për momentin, por të shtunave e bëj jetën time shumë të vështirë”, ka thënë Lando Norris.

“Po përpiqem shumë. Ndonjëherë jo e mirë në provat zyrtare i bën të dielat e mia pak më argëtuese. Duhet të punoj të shtunave, dhe nëse mund ta bëj këtë, jam i bindur se mund të kthehem aty ku kam filluar”, ka thënë Norris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën do të zhvillohet “Final 4” i Kupës së…