Norvegjia do të mbyll ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2023
Norvegjia do të mbyll ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2023. Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Norvegjisë.
Sipas këtij njoftimi Norvegjia në vitin 2023 do të mbyll ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka) dhe Prishtinë (Kosovë), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).
Ministrja e MPJ-së së Norvegjisë, Anniken Huitfeldt ka thënë se marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative.
“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, u shpreh Huitfeldt.
“Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, thuhet në njoftim.