Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës për të gjithë të rriturit

12 nëntor 2021 | 13:10

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat 18 vjeç e lart.

Deri më tash, ky vend u ka ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç.

“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, ka deklaruar të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media.

Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese. “Vendi nuk do t’i kthehet izolimit”, ka thënë Stoere.

Edhe pse 87 për qind e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar.

Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Prej shtatorit, ajo ka nisur vaksinimin e të gjithë personave 12 vjeç e lart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim…