Norvegjia e mposhti Shqipërinë
26 mars 2018
| 20:58
Norvegjia e ka mposhtur Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen miqësore që u zhvillua sonte në “Elbasan Arena”, me rezultat 0-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 0-0, kurse golin e vetëm mysafirët e shënuan në minutën e 70-të. Autor i golit ishte Sigurd Rosted, i cili shënoi pas një rivënie nga këndi. Kuqezinjtë tentuan të barazojnë rezultatin, por sulmet e tyre përfundonin pa sukses.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)