
Norvegjia fton Veton Berishën
16 nëntor 2020
| 15:31
Lojtari shqiptar, Veton Berisha është ftuar nga Kombëtarja e Norvegjisë për ndeshjen ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve. Berisha momentalisht luan në elitën e futbollit norvegjez te skuadra e Vikingut.
Ai fillimisht nuk është ftuar nga Norvegjia , por pasi që skuadra e parë kombëtare dhe stafi janë dashur të futen në izolim shkaku i rasteve me Covid-19, është formuar një përbërje e re për ndeshjen e të mërkurës ndaj Austrisë. Ndeshja e Norvegjisë ishte paraparë të luhej mbrëmë (e diel) në udhëtim te Rumania, por që u anulua.
Berisha ka katër ndeshje të luajtura me përfaqësuesen e Norvegjisë dhe e ka realizuar një gol. Veton Berisha është vëllai i Valon Berishës që mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës.