Norvegjia i dërgon armë kundërajrore Ukrainës

20 prill 2022 | 12:00

Norvegjia i ka dhënë Ukrainës rreth 100 raketa kundërajrore Mistral të prodhimit francez, ka njoftuar qeveria norvegjeze të mërkurën më 20 prill.

Lëshuesit e raketave dhe raketat Mistral, të cilat tashmë janë dorëzuar, deri më tani ishin montuar në anijet e marinës norvegjeze, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti në një deklaratë për media.

Mistral është një raketë tokë-ajër me rreze shumë të shkurtër veprimi. Mund të përdoret në automjete, anije dhe helikopterë.

Në një fjalim përmes videolidhjes në Parlamentin e Norvegjisë në fund të marsit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i kishte kërkuar Oslos raketa kundërajrore, megjithëse të tipit më modern “NASAMS” të prodhuar nga Kongsberg Defense dhe Aerospace e Norvegjisë.

“Raketa Mistral do të tërhiqet nga ushtria norvegjeze, por ajo është ende një armë moderne dhe efikase që do të jetë shumë e dobishme për Ukrainën”, ka thënë në deklaratë ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Norvegjia tashmë i ka ofruar Ukrainës rreth 4,000 armë kundërtank dhe pajisje të tjera më të vogla ushtarake./Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Cristiano Ronaldos falënderoi tifozët e Liverpooli pas mbështetjes…